Reagon PD/ “Rama i ka siguruar imunitet tjetër Tahirit, rasti i tij është e vërteta për reformën në drejtësi…

0
154

Pas lënies së mandati nga Saimir Tahiri, pa ka pasur një valë reagimesh nga politika.

Një prej atyre që ka reaguar ka qenë dhe Fatbardh Kadilli, Sekretari Burimeve Njerëzore në PD.

Më anë të një statusi në Facebook, Kadilli shkruan se Rama i ka siguruar imunitet tjetër.

“Kërcënimi pas shprehjes “nuk keni parë gjë akoma” e bëri me hije Ramën. As vetë Tahiri, edhe pse u përbetua se ishte gati të shkonte në qeli, nuk e dorrëzoi atëhere mandatin, madje as vetëm imunitetin”, shkruan ndër të tjera Kadilli në postimin e tij.

Postimi i plotë

Cili është imuniteti i ri i Saimir Tahirit?

Tahiri dorëzoi sot mandatin ndaj nuk e ka më imunitetin e deputetit përballë drejtësisë.

E gjithë mënyra si është trajtuar rasti i tij nga ai vet dhe nga Rama, tregon se ai sot ka siguruar imunitet tjetër. Kur Prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e Tahirit, Rama nuk e lëshoi. Kërcënimi pas shprehjes “nuk keni parë gjë akoma” e bëri me hije Ramën. As vetë Tahiri, edhe pse u përbetua se ishte gati të shkonte në qeli, nuk e dorrëzoi atëhere mandatin, madje as vetëm imunitetin.

Cfarë ka ndodhur që sot nuk i duhet imuniteti i deputetit? A ka lidhje kjo me frazën e huazuar nga Rama, “nuk ka as burrë nëne dhe as bir kurve që të më pengoj të bëj drejtësi”, me të cilën Tahiri u shfaq sfidues ne Kuvend? Kush është burri i nënës apo biri i kurvës që ia ka siguruar imunitetin? Mos vallë do të jetë ndonjë gjyqtar që pret të kalojë vetingun?

Rasti i tij është prova dhe e vërteta për reformën në drejtësi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here