Sot opozita ne proteste, per Tahirin jashte dhe kuksianet ne burg

0
178

Opozita do të rikthehet sot në Parlament ku ka paralajmëruar një seancë jo normale. Për aq kohë sa ish-ministri i Brendshëm vijon të jetë i lirë dhe ndjek seancat parlamentare dhe gjithashtu katër nga protestuesit e Rrugës së Kombit mbahen në burg, opozitarët i mbeten protestës ose bojkotit në parlament.

Një nga vendimet që është marrë parashikon që asnjë deputet i mazhorancës të mos lejohet të flasë në foltoren e parlamentit. Lulzim Basha ka paralajmëruar zhvillime të forta këtë muaj, por mbetet përo t’u parë nëse kjo ka qenë një deklaratë për të mbajtur të karikuar deputetët e opoozitës, apo Basha ka pasur vërtet informacion për ngjarje të rëndësishme që mund të ndodhin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here