Pas pak minutash në orën 10.00, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për mediat, në Kryesinë e Kuvendit.
Të shumtat kanë qenë aludimet për shkakun e kësaj konference të papritur, por ajo që bie në sy është fakti se ajo vjen menjëherë pas shtimit të presionit ndërkombëtar ndaj kryeminstrit Rama për të mos e mbrojtur më me fuqinë e votave dhe mbledhjes së Komisionit hetimor parlamentar për hetimin e tij, ku opozita akuzoi institucionet se po pengojnë punën e Komisionit, duke mos dhënë informacion.
Gjithsesi një gjë është e sigurtë, Tahiri në këtë konferencë ka ndërmend që të përdorë sërish gjuhën e “të fortit” dhe njeriut që nuk i bëjnë dot gjë, për arësye që ai pretendon se i di vetëm ai.
Prandaj edhe njoftimin për konferencën e pritshme ai e ka shoqëruar me një paralajmërim kërcënues në vetën e parë, që nënkupton Ramën dhe tregon hapur muskujt.
“Në mundsh, më ndiq pas 1 ore këtu, Live”, shkruan Tahiri dhe tregon shënjën emoy të fuqisë dhe muskujve të facebook.