Kryesia e Partisë Socialiste u mblodh sot në selinë e kësaj partie para hyrjes në seancë parlamentare.
Një ndër vendimet që ka marrë Kryesia ka qënë ajo lidhur me turin e llogaridhënies së kryeministrit dhe qeverisë në vend. Turi, pas Tiranës ku nisi dje, do të zhvillohet në të 61 bashkitë e vendit, pyetje përgjigje në gjithësecilën prej tyre.