Një 21-vjeçar, me banim në komunën Mozzecane të Italisë ka humbur jetën këtë të premte pak para orës 7:00 në rrugën “Marengo a Goito”, si pasojë e një aksidenti rrugor. Media lokale “La Voce di Mantova” shkruan se viktima është me origjinë shqiptare, por pa bërë të ditur identitetin e tij. Ndërsa “Corriere della Sera” shkruan se viktima është me iniciale L.F..
I riu ishte nën drejtimin e një makine tip “Peugeot 206” me targë “DA 012 DX” duke shkuar në punë, në një firmë në komunën Goito, kur dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit në një pjesë të drejtë rruge. Makina përfundoi në fushën anë rrugës para se të rrotullohej disa herë.
Një hetim ka nisur nga autoritet italiane lidhur me ngjarjen.