Tabaku: “Tahiri ka marrë garancitë, që nuk do të preket”

0
213

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku e ftuar në “Fax News” është shprehur se lënia e mandatit nga ana e Saimir Tahirit nuk është një akt për t’u përshëndetur.

Sipas saj, nëse do ta kishte bërë gjashtë muaj më parë, çështja do të ndryshonte, ndërsa tani Tahiri ka marrë garancitë që nuk do të preket.

Tabaku u shpreh më tej se puna e komisionit hetimor për Tahirin do të vijojë, pasi sipas saj trafiku lidhet drejtpërdrejtë me kryeministrin Rama.

“Do ishte akt për t’u përshëndetur nëse do kishte ndodhur gjashtë muaj më parë. Tani që ka ndodhur është bërë për shkak të ndonjë presioni, ose për shkak të një pazari politik. Në rast se do linte mandatin atëherë pse vrapoi dy javë më parë në Kuvend.

Ky është një vendim që ka ardhur si rezultat i presionit nga jashtë, qeveria nuk ka pasur më me çfarë ta mbronte. Siç duket partnerët ndërkombëtarë janë duke sjellë fakte dhe prova të reja për Tahirin dhe për shefin e tij.

Unë do kisha besuar se në momentin që Tahiri dorëzon mandatin prokuroria do ta arrestonte, ndoshta ai ka marrë garanci për tu mbrojtur që kjo të mos ndodhë. Lajm do të ishte nëse lënia e mandatit do të shoqërohej me një dëshmi të plotë në lidhje me atë që që ndodhi realisht me kanabisin në vendin tonë.

Do ishim naivë të besonim që dorëzimi i mandatit të Tahirit do të sillte zgjidhjen e çështjes, po ka tre vite që kjo fshihej. Komisioni hetimor do të vijojë punën e tij, madje tashmë do ta ketë edhe më të lehtë në gjetjen e informacioneve, ne presim që të zbulohet lidhja e kryeministrit me këtë trafik”, u shpreh Tabaku.

Deputetja demokrate ka folur edhe për raportin e Bundestagut gjerman mbi Shqipërinë sa i përket rekomandimit pozitiv dhe çeljes së negociatave.

Tabaku u shpreh se partnerët janë duke kërkuar rezultate konkrete në të gjitha reformat.

“Qeveria ka treguar mungesë totale vullneti për të raportuar. Sillen sikur janë në 2013 dhe sikur nuk kanë qeverisur 5 vite. E pafalshme qe qeveria po humb këtë mundësi të artë të çeljes së negociatave e të faktit që KE është në procesin e hapjes.” – tha Tabaku.

Sa i përket tensioneve mes disa deputetëve të Bundestagut dhe kryeministrit Rama për çështjen Tahiri, Tabaku tha se ata kanë burimet e tyre të informacionit ku kanë konfirmuar se kryeministri e ka mbrojtur ish-ministrin e vet të brendshëm.

“Deputetët e Bundestagut kanë marrë informacion nga burimet e tyre në terren. Kanë përgatitur një raport që ka hedhur poshtë të gjitha ato që ka thënë zoti Rama. Raporti i deputetëve të Bundestagut thotë qartë që qeveria e ka mbrojtur imunitetin e Tahirit.” – u shpreh deputetja e PD.

E pyetur nëse tashmë me mandatin e dorëzuar, Tahiri përbën rrezikshmëri për palët politike, deputetja demokrate tha se ish-ministri është zyrtari i radhës që i del kundër kryeministrit Rama, ndër disa ish-deputetëve socialist.

“Nuk përbën rrezikshmëri për opozitën sepse ishte min br dhe mund të çonte në prokurori çdo akuzë. Ajo që po ndodh është që një tjetër prej ish-bashkëpunëtorëve të tij po e akuzon. Njësoj siç ndodhi me Kokëdhimën.” – tha Jorida Tabaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here