Marc Marquez me Hondën e tij doli fitimtar në Çmimin e Madh të Spanjës të zhvilluar në pistën e Jerez.
Piloti spanjoll me këtë sukses merr kreun e renditjes së përgjithshme, duke lënë pas Johan Zarco dhe Maverick Vinales.
Marquez mori kryesimin në mesin e garës dhe duke përfituar edhe nga një aksident 8 xhiro nga fundi, që përfshiu 3 ndjekësit e tij më të afërt, Pedrosa, Lorenzo e Dovizioso, e kaloi i pari vijnë e finishit.
Një garë e dobët përgjithësisht me Yamahan, me dy pilotët e saj Rossi dhe Vinales që e mbyllën garën respektivisht në vendin e pestë dhe të shtatë.