Kryeministri Edi Rama e ka quajtur “debat iditot lidhur me ato qe janë shprehjet më kuptimplota e cilësore të zhvillimit të kryeqytet të së ardhmes, ndërtimet ikonike që janë kullat e parashikuara në planin francez e do pasohen besoj dhe shpresoj edhe me kullat e parshikuara në këtë anë të Tiranës”, teksa fliste në aktivitetin ku u hap edhe segmenti i dyte i Bulevardit te Tiranes.
“Bëhet fjalë për zhvillime të domosdoshme në të gjitha aspektet, ekonomik, social, mjedisor, e gjithcka thuhet lidhur me to për t’i kundërshtuar është thjesht e vetëm një absurditet i plotë. Sa herë duhet të bëjmë dicka të re ne duhet të përballemi ne problemet e trashëguara për shkak të ndërtimeve së prapthi në të shkuarën pa rend, e pa leje ndaj kostoja e ndërtimeve sot në Tiranë është kaq e lartë se shpronësimet përbëjnë nje zë të rëndësishëm dhe peshë të ndjeshme në shpenzimet tona”, tha shefi i Qeverisë.