Horoskopi i datës 6 maj 2018

0
268

Dashi


Klima yjore do favorizojë bashkëpunimin dhe humorin gjatë kësaj dite. Jeta sentimentale dhe
ajo miqësore do jenë shumë të bukura dhe do ua mbushin zemrën me gëzim. Nëse jeni në
një lidhje keni për të pasur më shumë çaste intime dhe romantike. Në mbrëmje mund të
shkoni edhe në një party e do argëtoheni si të çmendur. Ju beqarët do kuptoni se keni
shumë të përbashkëta me një mik dhe do filloni ta shohin atë me sy tjetër. Në punë stresi në
disa momente do ua vështirësojë gjërat, por nuk duhet të dorëzoheni menjëherë.
Shpenzimet do i kryeni pa llogari, por për fat gjendja do mbetet e mirë.

Demi


Dita e sotme do ketë surpriza të njëpasnjëshme sot dhe zemra juaj do ndihet më e
plotësuar. Në çdo hap që do hidhni do jeni shumë të matur. Sipas Dritare. net nëse jeni në
një lidhje do e lini veten të lirë dhe do jeni të hapur për të provuar gjëra sa më të veçanta me
partnerin. Mos hezitoni të flisni me të edhe për disa mosmarrëveshje të së shkuarës sepse
do gjeni zgjidhjen më të mirë. Ju beqarët që kërkonit stabilitetin sot do jeni me fat. Në punë
do ju duhet të ruani kontrollin e gjithckaje që gjithçka t’iu ecë sipas planeve. Financat nuk do
jenë perfekte, por sigurisht në një gjendje më të mirë se dje.

Binjakët


Yjet do ju ndihmojnë mjaft gjatë kësaj dite të jeni më të përqendruar tek objektivat tuaja, por
ndonjëherë ngarkesa e madhe mund të bëhet shumë e lodhshme. Për ju të dashuruarit do
fillojnë një etapë e re e mbushur me më shumë emocione sa pozitive aq edhe negative. Në
mbrëmje do debatoni fort me partnerin, por në shtrat do pajtoheni. Ju beqarëve do ju ndodhë
diçka e bukur në supermarket ose në një festë ku do shkoni. Dielli, Neptuni dhe Jupiteri do ju
bëjnë edhe më të zotët në punë dhe arritjet do jenë të mëdha. Edhe financat do mbeten
goxha të mira.

Gaforrja


Ka rrezik që stresi t’iu pushtojë herë pas here sot dhe nuk do ju lënë të qetë për t’i parë
gjërat si duhet. Për fat Urani do ju bëjë disi më kreativë e më guximtarë. Nëse jeni në një
lidhje harmonia do mbizotërojë mes jush dhe atij që dashuroni. Do i shprehni edhe më
furishëm ndjenjat dhe do ndiheni shumë më të qetë. Nëse jeni vetëm Dritare.net parashikon
një ditë të paqëndrueshme. Do pëlqeni disa persona, por do ju mungojë guximi për t’i
shprehur ndjenjat. Në punë vërtet do acaroheni me disa gjëra që do ju ecin ters, por deri në
fund të ditës do zgjidhni gjithçka dhe do arrini objektivat. Edhe sektori i financave do jetë me
i kënaqshëm.

Luani


Sot do prekni zemrat e atyre që ju rrethojnë dhe ata do ndihen me fat që ju kanë pranë. Jeta
sentimentale do jetë më e rëndësishme se ajo profesionale. Nëse jeni në një lidhje
përgatituni për çaste të shumta romantike, për pasion, emocione dhe surpriza të mëdha.
Çdo gjë do ndodhë ndryshe nga sa mund ta kishit parashikuar. Ju beqarëve do ju
shumëfishohen ftesat për të dalë nëpër takime dhe për dikë do ju rrahë zemra më fort. Në
punë do dini si të veproni në çdo situatë dhe gjithçka do ju ecë sipas parashikimeve. Gjendja
e financave do fillojë të ketë përmirësimet e para.

Virgjëresha


Sot do analizoni çdo gjë deri në detaje dhe nuk do bëni aspak gabime. Dritare.net
parashikon një ditë të bukur për të dashuruarit. Nuk do jeni më të papërgjegjshëm e te
pamatur, por do dini si të kërkoni falje për gabimet dhe si ta mbani zgjuar zjarrin e pasionit.
Ju beqarët nuk duhet të mundoheni të kontrolloni ndjenjat, por duhet ta lini veten sa më të
lirë. Në punë do përmbyllni me sukses disa çështje të nisura prej kohësh dhe do jeni më të
qetë. Diplomacia që do tregoni në planin financiar do bëjë që edhe ato të jenë të mira.

Peshorja


Sot financat do jenë më të favorizuarat. Gjatë ditës mund të keni konflikte me disa persona
për shkak të kritikave që do ju bëhen. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që ai që keni në krah
të fillojë t’iu largohen pa ju dhënë shpjegime. Do ndiheni shumë keq në disa momente. Ju
beqarët do ritakoheni pas shumë kohësh me një person me të cilin dikur keni pasur një
histori pasionante dhe për çudi zemra do fillojë të rrahë sërish. Në punë do ju mbështesin
mjaft kolegët dhe do i shmangni problemet. Paratë do jenë shumë herë më të mira dhe do
ndiheni më të lirshëm kur të shpenzoni.

Akrepi


Mundohuni të kontrolloni emocionet gjatë kësaj dite pasi në të kundërt ato mund t’ua prishin
edhe planet që keni bërë. Ju të dashuruarit do tregoheni shpesh rebelë dhe nuk do bëni ato
që do ju kërkojë partneri. Kjo do ndezë debate të shumta. Vetëm nëse toleroni dhe logjikoni
lidhja do ju konsolidohet. Ju beqarët më në fund do i shprehni ndjenjat hapur për dikë dhe
nuk do ju interesojë aspak çfarë do thonë të tjerat. Në punë do keni disa surpriza shumë të
këndshme nga shefat, por në bashkëpunim me disa kolegë të vjetër. Financat do jenë të
stabilizuara, por gjithsesi duhet të matni mirë shpenzimet.

Shigjetari


Dashuria është ajo që do ju motivojë gjatë kësaj dite dhe do ju drejtojë të bëni zgjedhjet më
të mira. Nëse jeni në një lidhje do e adhuroni partnerin për përkujdesin që do tregojë ndaj
jush. Ai nuk do ndalet së ju përkëdheluri dhe së plotësuari çdo dëshirë. Ju beqarët nuk duhet
të hidhni hapa të kota pa qenë të bindur për atë që doni në të vërtetë. Çdo hap i gabuar do
sjellë probleme në të ardhmen. Në punë jo çdo gjë do ju ecë sipas planeve, por sipas
parashikimeve të Dritare.net dita do mbyllet mirë. Gjërat kryesore do i realizoni. Financat
mund të kenë disa probleme sepse nuk do logjikoni kur të shpenzoni.

Bricjapi


Hëna do ju bëjë edhe më sharmantë gjatë kësaj dite, por Mërkuri në disa momente do e
bllokojë komunikimin në familje. Nëse jeni në një lidhje mundohuni që për çdo dyshim apo
paqartësi të flisni hapur me partnerin dhe të mos lini asgjë për nesër. Do falni dhe do ju falin
sot. Nëse jeni ende të vetmuar ka mundësi të ndeshni në mes të rrugës një person që do ua
ndryshojë jetën në mënyrë të paimagjinueshme. Në punë nuk do jeni më të mirët, por do ua
kaloni disa kolegëve ziliqarë dhe që ju kanë sharë. Për mirëqenien e financave duhet të
përkujdeseni pak më tepër.

Ujori


Sot do ja hapni edhe më shumë zemrën atyre që keni pranë dhe do arrini me qetësi të
zgjidhni edhe disa hatërmbetje. Vetëm në mbrëmje mund të ndodhë ndonjë debat i
paparashikuar. Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni më të ëmbël, më romantikë dhe më
shprehës nëse doni që gjithçka t’iu ecë më së miri. Gjithmonë duhet dhënë dhe nuk duhet
pritur vetëm për të marrë. Ju beqarët do takoni dikë, i cili do ju bëjë vërtet të ndryshoni
mënyrën e të parit të botës. Në punë do bëni më të mirën për të arritur objektivat dhe do ja
dilni pavarësisht kolegëve që do mundohen t’iu pengojnë. Paratë do jenë të mjaftueshme
për nevojat që do keni.

Peshqit


Sot do ngrini shumë pikëpyetje dhe nuk do jeni të sigurt për hapat që do hidhni. Sipas
Dritare.net, urani do sjellë vështirësi, mërzitje dhe stres për ju që jeni në një lidhje. Do
ndiheni të pafuqishëm për ta ndryshuar për mirë situatën. Ju beqarët duhet të mendoheni
më gjatë dhe të gjeni strategjitë e duhura për t’ia dalë mbanë. Në punë sado që të bëni
përpjekje nuk do ecni dot përpara me rimtin që duhet. Do keni vonesa, pengesa dhe ne disa
rase nuk do dini si të veproni. Buxheti ka për të qenë më i qëndrueshëm se dje, por ende jo
në gjendjen e duhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here