Paloka sulmon Ramën: Mashtron shqiptarët me rastin e dorëheqjes së Tahirit, qëllimi i tij është të mbroj veten…

0
144

Partia Demokratike është e bindur se Edi Rama vazhdon të mbrojë Saimir Tahirin dhe dorëzimi i mandatit të deputetit nga ky i fundit është thjeshtë pjesë e marrëveshjes mes tyre.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, nënkryetari i PD-së Edi Paloka sulmoi Ramës duke thënë se ky i fundit po tenton që të mashtrojë shqiptarët me rastin e dorëheqjes së Saimir Tahirit nga mandati i deputetit.

‘Çfarë ka ndodhur pas 6 muajsh pasi prokuroria kërkoi arrestimin e Tahirit?! Ai bredh i lirë. Arrestimi nuk u lejua nga Rama, i cili urdhëroi grupin e tij parlamentar të bllokonte drejtësinë’, u shpreh Paloka gjatë deklaratës për mediat.

Mes të tjerash nënkryetari i PD-së tha se kapja e Orest Sotës me 800 mijë euro në makinë, bëri Tahirin që mos të fliste më.

“Akti i Tahirit nuk ishte një akt i pavarur. Rama kërkon të mashtrojë ndërkombëtarët. Tahiri i akuzuar nga PD ka mohuar pronësinë e skafit dhe sot vijon të lëviz i lirë.

Por vetëm pasi Orest Sota u kap me 800 mijë euro në makinë, e beri Tahirin të heshtë.

Kapja e Sotës i vuri vulën çështjes “Tahiri”. Qëllimi i vetëm i Ramës është mbrojtja e Tahirit dhe e vetes”, pohoi deputeti i PD-së

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here