Avokati njohur Altin Goxhaj ka denoncuar skandalin e radhës në prokurorinë e Kukësit. Goxhaj shkruan në rrjetin social facebook se në kundështim me ligjin oficerët e Edit kanë nisur të manipulojnë kuksianët duke u kërkuar të pranojnë fajin dhe gjykim të shkurtuar. Kjo është një shkelje e rëndë proceduriale.
POSTIMI I PLOTË:
SKANDAL I RI NE PROKURORINE E KUKSIT!
Nga Studio Ligjore @Aga & Goxhaj Law Firm (Avokati Altin Goxhaj dhe Avokati Erald Aga)
Sot ne menyre tinzare dhe ne kundershtim me ligjin kur te kuksianet e procedurar penalisht per protesten e Kalimashit kane shkuar per tu paraqitur sipas vendimit te gjykates nje here ne 2 jave, oficeret e policise gjyqesore te Edit kane nderhyre ne procedurebn ligjore duke u perpjekur ti manipulojne kuksianet duke u kerkuar te pranojne fajin dhe gjykim te shkurtuar qe te denohen sa me pak! Dhe kete komunikimi antiligjor e kane bere pa avokat!
Kjo eshte shkelje e rende proceduriale si per faktin se detyrimi per paraqitje nuk eshte marrje ne pyetje por vetem konstatim i faktit qe nuk jane arratisur ashtu edhe per faktin qe kjo “oferte” jo vetem eshte e paligjshme (nuk eshte detyre e OPGJve por vetem e Gjykates) por edhe manipuluese duke perdorur mashtrimin!
Falenderoj Ibsen Elezi per njoftimin e menjehershem dhe u bej thirrje te gjithe kuksianeve qe jane nen hetim dhe me detyrim paraqitje qe te refuzojne cdo lloj oferte te paligjshme dhe manipuluese!
THIRRJE KUKSIANEVE!!!
ASKUSH S’DUHET TE PRANOJE NJE FAJ QE SE KANE BERE DHE AQ ME PAK TE PRANOJNE GJYKIM TE SHKURTUAR SEPSE DOSJA E PROKURORISE ESHTE KREJTESISHT E MANIPULUAR DHE E FALSIFIKUAR!!!
P.s. Kjo ndodhi sot pikerisht kur PD u fshehu deputeteve holandeze dosjen e shkeljeve te renda te te drejtave te njeriut ne ngjarjet e Kuksit!!!