Vetting teatral, pas brekeve te kalamajve… “Të terrorizosh fëmijet kaq flagrant është…”

0
421

NGA: BASIR ÇOLLAKU

Vetting me breke cicash neper kembe..pas brekeve te kalamajve..

Ky vettingu teatral, qe kontrollon breket e kalamajve, kasetat e dasmave, dhe ambasadore qe betohen se jane batman, pasi jane gudulisur ne purgator, eshte shemti me regji te korruptuar. Sigurisht kjo nis me shkarkimin e Kryeinspektorit te Deklarimit te Pasurive, te Drejtorit te Parandalimit te Pastrimit te Parave e drejtues e zyrtare ne dijeni te pastrimit te meparshem. Kjo nuk ka ndodhur. Keta kontrollore vendas e te huaj kane shume pune. Cinike eshte te degjosh kur politikane miliardere kontrollojne e ndeshkojne gjyqtare e prokurore milionere. Ne euro, dollare dhe leke. Njeheresh ambasadore e eksperte te huaj nuk e rruajne fort per rezultatet se sa per derivatet ne mberritjen e rezultatit. Bankat bejne sikur kontrollohen, llogarite ne of shore as ka takat ti shohe kush, bizneseve vip, largqofte tu afrohet njeri. Te tjerat jane statistika qoftesh, tek rreken te boshatisin Kushtetuesen, gjymtojne Gjykaten e Larte, mbajne shkrehur prokurori e gjykata te tjera. Ne fund do mbyllen syte perballe nje rremuje rrenuese qe e ben drejtesine shume here me keq tani qe eshte mire, se sa ishte kur qe keq. Degradimi kontrollues ne breke e kanotiere kalamajsh, me sytjena, breke cicash, eshte nje faliment me suva suksesi. Te terrorizosh femijet kaq flagrant eshte banditizem. Nuk gjendet peshk nder ferra e lepuj ne det. E gjithe kjo tallava ligjore behet me nje qellim. Ajo çka duket nuk eshte optimiste, ajo çka fshihet ngjan si pesimiste, ajo qe duhet bere eshte thjesht futuriste..Ne fund kemi nje pazar ku vetem shitet dhe blihet. Shiten e blihen prokurore, gjyqyare, deputete, ministra, ish te tille, kryeministra, ish te tille, ambasadore, nderkombetare. Tregu eshte plot. Aq sa edhe tregu i euros dhe dollarit po luhatet dyshueshem, sa nga Banka aq nga pranga..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here