Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Valdet Mullalli, 45 vjeç, banues në fshatin Dërsnik-Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 07.05.2018, në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës dhe babait të tij, shtetases R.M, 71 vjeçe dhe shtetasit E.M, 78 vjeç, për të cilin u plotësua edhe kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Pena