Pasi psikologia që mbështet Partinë Komuniste dhe adhuron Enver Hoxhën, Genta Kaloçi ka shkaktuar tërmet në rrjet me deklaratën e saj se ndjen kënaqësi për humbjen e jetës së djalit të shkrimtares Flutura Açka, reagojnë familjarë të kësaj të fundit.
Ajfer Amar, është profili i zonjës Redja Rama, familjare e shkrimtares së mirenjohur që humbi djalin pak ditë më parë, shkruhet në faqen e Olti Currit.
Ajo reagoi kështu ndaj provokimit të sëmurë të kandidates komuniste për deputete.
Genta Kaloçi me deklaratat e saj ka shokuar të madh dhe të vogël në rrjete sociale, të cilët kanë shpërthyer në mallkime ndaj saj. Disa kanë arritur deri aty sa kanë kërkuar që Kaloçit t’i hiqet e drejta për të ushtruar profesionin e psikologes.