Policia ka vënë në pranga katër persona, të cilët akuzohen se shisnin kokainë në zona të ndryshme në kryeqytet.
Mësohet se nga operacioni i Policisë së Tiranës, i koduar “Avangardë”, u zbuluan 217 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
Katër të arrestuarit janë: Gëzim Kovaçi, 46 vjeç; Flobenc Kurti, 30 vjeç; Artur Nikoçi, 23 vjeç; Muharrem Bakalli, 38 vjeç.
Ata kishin lënë një takim te ‘Fusha e Aviacionit”, mirëpo ky takim ka përfunduar për ta me pranga në duar, pasi policia i pikasi dhe pas një kontrolli në makinën e drejtuar nga Nikoçi u zbulua dhe lënda narkotike.
DETAJET
Arrestohet një grup prej 4 personash të cilët merreshin me shitblerje të lëndës narkotike të llojit Kokainë në zona të ndryshme të Tiranës.
Sekuestrohet 217 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, 2 automjete, 4 aparate celularë dhe 1 peshore elektronike.
Më datë 07.05.2018, rreth orës 18:00, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Avangarde”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit :
– Gëzim Kovaçi, 46 vjeç, banues në Tiranë
– Flobenc Kurti, 30 vjeç, banues në Tiranë
– Artur Nikoçi, 23 vjeç, banues në Tiranë
– Muharrem Bakalli, 38 vjeç, banues në Tiranë
Shtetasit e mësipërm ishin në ndjekje nga shërbimet e policisë, pasi për ta disponohej informacion se merreshin me shitblerje të lëndës narkotike të llojit kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, 4 shtetasit e lartpërmendur janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke u takuar së bashku në zonën e “Fushës së Aviacionit” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Golf” me drejtues shtetasin Artur Nikoçi dhe pasagjer Flobenc Kurti është gjetur një paketim i mbështjellë me natriban brenda të cilit kishte lëndë narkotike të dyshuar e llojit kokainë si dhe një peshore elektronike.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
– lënda narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila pas matjes në peshore elektronike rezultoi e peshës 217 gramë
– automjeti tip “Golf” dhe automjeti tip “Mercedez Benz”
– 4 aparate celularë
Materialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndës narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuara nga neni 283/2, i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.