7 pyetjet e PD-së për implikimin e Fatmir Xhafës me vëllain trafikant?

0
163

Partia Demokratike ka denoncuar sot, me dokumente dënimin e vëllait të Fatmir Xhafajt në Itali për trafik droge me 7 vite e 2 muaj burg.

Sipas deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj, Fatmir Xhafaj i ka siguruar paprekshmërinë vëllait të tij, edhe pse është dënuar në Itali me vendim të formës së prerë.

Alibeaj ka bërë edhe disa pyetje, që sipas tij, Fatmir Xhafaj duhet të përgjigjet.

Pyetjet e PD per Xhafajn:

 

1) A e ka përfshirë Fatmir Xhafaj vëllain e tij Agron Xhafaj në listën e personave me rekorde kriminale?

  1. Pse ai jeton i lirë në territorin shqiptar, ndërkohë që rezulton i dënuar për trafik droge në Itali dhe nuk ka vuajtur asnjë ditë të dënimit të tij?
  2. A është ai person i skeduar dhe nën vëzhgim nga Policia e Shtetit për shkak të aktivitetit të tij të mëparshëm në trafikun e drogës?
  3. A është familja “Xhafaj” një nga familjet mafioze që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë?
  4. A ka operacioni “Forca e Ligjit” ka efekt mbi vëllain e Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj të dënuar për trafik droge, apo ai është i paprekshëm sa kohë Ministër i Brendshëm dhe drejtues i operacionit është Fatmir Xhafaj?
  5. Pse nuk ka përmbushur përgjegjësitë e tij ligjore Ministri i Brendshëm, për të kërkuar identifikimin e këtij shtetasi dhe për të verifikuar nëse është apo jo i dënuar?
  6. Pse nuk ka kërkuar nisjen e procedurave për arrestimin dhe më pas ekstradimin e tij në Itali, siç ka vepruar për shtetas të tjerë?
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here