BASHA reagon ashpër: Ja pse kryekamikazja e Edi Ramës, shkarkoi Hajdarmatajn…

0
603

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi ashpër për shkarkimin e Besim Hajdarmataj nga posti i Kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Basha tha se me këtë lëvizje, Edi Rama kapi tërësisht drejtësinë, dhe ky është lajmi më i zi që mund t’i jepej shqiptarëve në Ditën e Europës.

“Mbrëmë Edi Rama shpalli në media urdhrin e tij ndaj prokurorisë se nuk ka prova për të arrestuar tahirin dhe se ai kishte punuar mirë.

Sot kryekamikazja e Edi Ramës, shkarkoi Hajdarmatajn dhe emëroi një tjetër kryekamikaze.

Shkarkimi vjen vetëm pak pas mbërritjes së materialeve hetimore nga Italia dhe letërporosive nga Greqia ,  vjen ditën kur prokuroria nuk kishte më nevojë për lejen e mazhorancës për arrestimin e Tahirit, pasi KQZ tha fjalën e saj lidhur me humbjen e mandatit nga ish-ministri i Brendshëm.

Shkarkimi vjen pikërisht në ditën kur PD denoncoi mbështetjen që Fatmir Xhafaj i jep vëllait të tij, Agron Xhafaj,  i dënuar në Itali si kreu i një bande të trafikut të drogës.

A është emëruar prokurorja e re për të shkatërruar provat e reja, qoftë edhe duke dorëzuar Tahirin në mënyrë të kontrolluar te drejtësia.

Një gjë është e sigurtë Edi Rama po bën gjithçka të shpëtojë Tahirin.

Marku nuk ka asnjë të drejtë të shkarkojë prokurorët. Prokurorja e Edi Ramës do të mbajë përgjegjësi personale dhe ligjore për këtë shkelje të Kushtetutës.

Edi Rama kontrollon tërësisht Arta Markun, ndërsa Donika Prela është thjesht shërbëtore.

Me këtë akt të paligjshëm e gjithë struktura e prokurorisë është nën kontrollin e plotë të Ramës, i cili kërkon të mbrojë Tahirin, Olsi Ramën, Agron Xhafajn,  heroinën dhe kokainën.

Marku dhe Prela janë vegla të bindura të Ramës, instrumenta kriminale për të mbrojtur zyrtarët që po hetohen dhe lidhjet e tyre me krimin”, tha Basha.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here