Pas grabitjes së bujshme të postës sekrete të organit të akuzës së Durrësit kanë dalë edhe detajet e para të asaj se çfarë ka patur në çanten e tij postieri i prokurorisë kur ai u grabit dhe dokumentet që u zhduken bashke me autorët e maskur.
Sipas burimeve nga organi i akuzes te bërë publike ne media, dokumentet e prokurorisë që u grabitën dje janë akte ekspertimi për drogë dhe raporte mjekoligjore.
Në një reagim të ditës së djeshme pak orë pas grabitjes prokuroria doli në një prononcim për median për të nënvizuar se përmbajtja e akteve të marra nuk cënon hetimin për ndonjë nga çështjet dhe nuk ka patur materiale të cilat klasifikohen si Sekret Shtetëror.”
Ndërkohë në një reagim gjatë pasdites së djeshme deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ngriti dyshime se posta e grabitur mund të kishte lidhje me cështjen hetimore në ngarkim të kreut të bashkisë apo edhe trafikun e drogës nga porti i Durrësit.
Ngjarja iu regjistrua rreth orës 10.30 të 8 majit, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës ku dy persona i kanë marrë korrierit të postës së Prokurorisë çantën ku ndodheshin disa materiale që ai sapo i kishte tërhequr nga posta. Postieri mësohet se ka qenë duke lëvizur në këmbë nga posta qëndore drejt prokurorisë së Durrësit që ndodhet rreth 100 metra me tutje në kohën kur është sulmuar pranë Sheshit Pranvera. Autorët, sipas burimeve mbanin veshur kapele dhe syze të errëta janë larguar me shpejtësi në këmbë. Me grabitjen e kësaj të marte shënohet rasti i dytë i ngjashëm pas atij në ndodhur në Tiranë në vitin 2004.