Pas pubilikimit në një emision investigativ të mashtrimit të Bashkisë së Tiranës me numrin e pemëve të mbjella në kryeqytet dhe bërjes publike të dokumentave në lidhje me këtë skandal të mashtrimit dhe propagandës, ka reaguar edhe shefi i departamentit të mjedisit në Partinë Demokratike Jamarber Malletezi i cili në një shënim të tij shkruan se, “mashtrues pa fund paska pasur ky vend , kur genjejnë me dhjetra qindra fish për këtë temë, imagjonë çfarë bëjnë me çeshtje të tjera.
Ja reagimi i plotë i Malltezit:
Mashtrues pafund paska pasur ky vend! Paguan mediat të thonë ka mbjellë 120,000 pemë, por dalin veç 22,000 BIME pra, lule dhe shkurre Dekorative, JO PEME. Kur genjejnë me dhjetra dhe qindra fish për këtë temë, imagjino çfarë bëjnë me çeshtjet e tjera.