Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitë në Bashkinë e Përmetit. Presidenti Meta pritet nga kryetari i Bashkisë, autoritete vendore, deputetë e qindra banorë. Presidenti Meta merr pjesë në ceremoninë e çeljes së sezonit turistik në Bashkinë Përmet Meta: Kënaqësi të jem në qytetin e trëndafilave. Përmeti na ka dhuruar përherë mikpritje, qytetari, kulturê, bujari, tolerancë e harmoni njerëzore
Meta: Kontributi i përmetarëve për lirinë, përparimin dhe emancipimin e vendit, i jashtëzakonshëm. Në këto troje kanë lindur vëllezërit Frashëri, udhëheqësit e Rilindjes sonë Kombëtare. Përmeti do të ngelet përherë djepi i shqiptarëve të mëdhenj dhe njerëzve të shquar të artit, kulturës, sportit dhe kengës, është qyteti i shembull i kulturës e edukatës qytetare, qytet i vlerave më të mira të kombit. Meta u shpreh i gëzuar që e gjen Përmetin përherë e më të bukur e me plot turistë e vizitorë vendas e të huaj. Presidenti Meta i akordon titullin “Mjeshtër i madh” sportistit të mirënjohur përmetar Ethem Kaso.