Zëdhënsia e partisë demokratike Ina Zhupa ka reaguar në facebook, ku nxjerr zbuluar gënjeshtrat e kryetarit të bashkisë Erjon Veliaj mbi çertifikatën e pastërtisë së liqenti të Tiranës. Po nuk është ndalur më kaq gënjeshtra pasi dhe kryeminstri i vendit Edi Rama ka postuar në facebook foton me pamje nga liqeni i çertifikuar, po e vërteta eshte qe Liqeni i Tiranes eshte ne proces monitorimi deri ne Tetor 2018 shkruan Zhupa.
POSTIMI I PLOTË:
Veliaj genjen per certifikaten e pastertise se liqenit se Tiranes nga White Flag International. Rama perserit genjeshtren e pinjollit.
Erioni Betoni doli dje duke u mburrur me certifikaten e pastertise qe kishte fituar Liqeni i Tiranes. E verteta ne fakt eshte qe Liqeni i Tiranes eshte ne proces monitorimi deri ne Tetor 2018, kur do merret vendimi per certifikimin apo jo te liqenit kur te jene vertetuar standartet dhe kriteret qe duhet te kap. Emaili zyrtar me perfaqesuesit e White Flag International tregon qartesisht kete fakt, te njejten gje e gjen edhe nder rreshta ne webin e agjencise se parqeve dhe rekreacionit. ( fotot me poshte)
Nderkohe Veliaj nuk pret dot mesa duket, por vesi i tij nuk e le ta thote nje afat dhe nje te vertete por nje genjeshter propagandiste si perhere.