Arrestohet biznesmeni Dritan Llanaj, akuzohet për…

0
391

Policia e Tiranës ka arrestuar biznesmenin e ndërtimit Dritan Llanaj.

Policia njoftoi se nga specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Finaciar  bë ndalimi i shtetasit Dritan Llanaj, 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë me vendimin e datës 7 maj 2018 kishte caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurimit “Arrest me Burg”.

Dritan Llanaj akuzohet për veprat penale “ Falsifikim i vulave dhe stampave”, “Ndërtim i paligjshëm”, “Mashtrim”, vepra të parashikuara nga neni 190/1, 199/a/3 dhe 143/3 i kodit penal.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Dritan Llanaj, administrator i firmës “Mesaprik 05” shpk është përmendur disa herë vitet e fundit në kronikat e mediave, pasi klientë që kishin blerë apartamente tek ai e kanë denoncuar në prokurori për mashtrim e madje një grua ka tentuar të hidhet edhe ngataraca e pallatit. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here