Manjani thirrje Rames: Shkarko ministrin, nuk ka moral qe te …..

3
770

Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio e Hapur’, me gazetaren Eni Vasili, po diskutohet rreth akuzave të opozitës për ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj i cili është vënë nën akuzë nga opozita se po mbron vëllain e tij Agron Xhafa. Këtë të fundit e akuzojnë për pjesëmarrje në grupe kriminale të kultivimit dhe trafikimit të drogës.

Lidhur me këtë çështje, ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi se kryeministri Rama duhet të shkarkojë ministrin Xhafa nga detyra.

Manjani: “Historia e vëllait të z. Xhafa është histori e vjetër, shumë e përfolur në publik dhe që lë vend për dyshime, pasi ka shumë dyshime. Çfarë ka ndodh me ekstradimin, a ka kërkesë për ekstradim? A është në kërkim ndërkombëtar?

Kam një këshillë për kryeministrin, unë mendoj që ai duhet ta shkarkojë ministrin e Brendshëm? Ministria e Brendshme sot është në një periudhë shumë delicate, ku shteti ligjor është në kaos, në kolaps. Morali me të cilën policia e shtetit, Fatmir Xhafaj bëjnë arrestime dhe përflasin njerëz të zakonshëm dhe të politikiës, nuk arrijnë të mbledhin njerëzit e tyre. Qoftë edhe për hatër të ambasadorëve ai duhet të ndërhyjë. Nevojitet shkarkimi i Fatmir Xhafës. Ai mund të jetë anëtar i kabinetit, por jo ministër i Brendshëm. Nuk ka moral të vijojë punën si ministër”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here