Tensionet që shoqëruan seancën e sotme plenare në Kuvend, ku opozita bllokoi disa herë diskutimet, janë bërë objekt debati edhe në faqen e ‘Facebook’-ut të kryeministrit Edi Rama.
Të shumtë kanë qenë ata që kanë komentuar, ndërsa mes tyre spikat një qytetar. Ky i fundit thekson se sjellët në Kuvend nuk kanë hije, ndërsa i sugjeron Ramës që politika të merret me hallet e popullit dhe jo vetëm për karrigen dhe timonin. Kaq mjaftoi që kreu i Ekzekutivit t’i përgjigjet komentuesit, ndërsa i shkruan se ai merret me hallet e njerëzve.
“Egert, une hallet e njerezve shoh e me to merrem po nje hall i madh sot qe flasim eshte lufta e ulet qe bejne kundershtaret tane kunder hapjes se negociatave, pavaresisht se ty mund te mos te duket hall ky dhe s’te ve faj!”, i shkruan Rama komentuesit.