ZBARDHEN faktet tronditëse për vëllain e ministrit Xhafa…

0
294

Partia Demokratike me anë të deputetit Enkelejd Alibeaj dhe ish-ministrit, Gazmend Bardhi kanë bërë të tjera akuza ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në një konferencë për mediat, Alibeaj i ka bërë edhe dy pyetje të reja për Xhafajn.

Pjesë nga deklarata e PD:

Në Shtator 2017, Fatmir Xhafaj e konsideroj akuzën se i vëllai është i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, si një çështje të sajuar nga opozita, dhe se nëse do të kishte fakte dhe prova për këtë, atëherë PD duhet t’i gjente dhe do ishte një rast i mirë për ta “kryqëzuar” atë.

Pasi PD publikoi dje vendimin gjyqësor të formës së prerë të Gjykatës së Kasacionit, se i vëllai i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Agron Xhafaj është i dënuar për trafik ndërkombëtar, me 7 vjet e 2 muaj burgim, dhe se ai nuk ka vuajtur asnjë ditë nga ky dënim, Fatmir Xhafaj doli dhe përgënjeshtroi veten.

Ai u detyrua publikisht dje të pranonte se i vëllai është i dënuar, dhe se vendimi që publikoi dje Partia Demokratike është i vërtetë dhe se ai e disponon këtë vendim edhe për shkak se është lehtësisht i gjindshëm edhe online.

Për ndërsa pranoi se e ka gjetur online vendimin e dënimit të të vëllait, Fatmir Xhafaj la pa përgjigje, ashtu siç paralajmëruam edhe dje, 7 pyetjet që i bëmë.

1) Pse nuk ka përmbushur përgjegjësitë e tij ligjore Ministri i Brendshëm, për të kërkuar identifikimin e Agron Xhafajt dhe për të verifikuar zyrtarisht nëse është apo jo i dënuar, në kushtet kur deklaron se cilido në këtë vend, përfshi atë vetë apo familjarët e tij nuk është mbi ligjin, dhe se ai dhe qeveria e tij nuk i siguron dhe nuk i garanton imunitet nga shkelja e ligjit askujt?

2) Pse nuk ka kërkuar nisjen e procedurave për arrestimin dhe më pas ekstradimin e tij në Itali, siç ka vepruar për shtetas të tjerë? Pse nuk i ka kontaktuar Fatmir Xhafa, as shkresërisht, dhe as informalisht, autoritetet ligjzbatuese italiane, siç ka vepruar për shtetas të tjerë?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve, të cilat Fatmir Xhafaj nuk i jep dot, provojnë sesi po e përdor ai detyrën e Ministrit të Brendshëm për të mbrojtur të vëllain e dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Pyetja që ngrihet sot nga të gjithë është: A është ndihma që po i jep Fatmir Xhafaj si Ministër i Brendshëm të vëllait të dënuar për trafik droge, rasti parë, apo ai ka ndikuar edhe më herët, duke përdorur funksionet publike, për ta mbrojtur të vëllain?

Kësaj pyetje Fatmir Xhafaj iu përgjigj dje! Edhe kësaj here mashtroi.

II. FAKTE SESI FATMIR XHAFAJ KA NDIKUAR MBI ÇËSHTJEN E TË VËLLAIT DUKE SHPËRDORUAR FUNKSIONET PUBLIKE

Ky është mashtrim! Ne sot do të provojmë, me fakte dhe prova, sesi Fatmir Xhafaj, dje si Kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi dhe Kryetar i Komisionit të Ligjeve, njëlloj si sot Ministër i Brendshëm, jo vetëm ka ndikuar në këtë çështje, por i ka siguruar të vëllait lirinë e përjetshme, dhe garancinë me ligj të shmangies nga vuajtja e dënimit të marrë në mungesë për trafik ndërkombëtar droge

Shqiptarët e kujtojnë se një nga ligjet e miratuara në kuadër të Reformës në Drejtësi, ishte edhe ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale. Pikërisht ky ligj ishte mundësia e artë që Fatmir Xhafaj të zgjidhte hallin e madh të vëllait të tij Agron Xhafaj të dënuar për trafik ndërkombëtar droge, në Itali, në mungesë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here