Edhe pse ka qenë i tërhequr kohët e fundit nga debati për Teatrin Kombëtar, regjisori i njohur Altin Basha nuk ka hequr dorë nga pikëpamjet e tij në lidhje me projektin e propozuar nga qeveria për Teatrin Kombëtar.
Ai u shpreh se qeveria duhet të nisë dialogun me artistët, ndërkohë që ripërsëriti edhe njëherë qëndrimin në lidhje me këtë debat. Ndërkaq regjisori Basha bëri me dije se së shpejti përpara publikut do të vij edhe drama” Gjyqi i poetëve”, që sipas tij do të sjellë diskutime të shumta.