Këngëtarja 27 vjeçare Rita Ora në bashkëpunim me Cardi B, Charli XCX dhe Bebe Rexha publikuan ditën e sotme këngën më të re me titull “Vajzat”.
Në këngën e shkruar nga vetë Rita dy vite më parë, ajo këndon: “Në këtë moment, dua të puth vajza, vajza, vajza/Jam e eksituar/ Jam mendje-hapur/ Jam 50-50/ Kurrë nuk do e fsheh/ ti duhet ta dish/”. Menjëherë fansat në rrjetet sociale kanë nisur pyetjet nëse Rita po i referohet bindjeve të saj seksuale.
Dhe teksa refuzoi të konfirmonte ose refuzonte se bëhej fjalë për rastin e saj, Rita tha për revistën “People” se do të jetë sa më e sinqertë të jetë e mundur.
“E dija që njerëzit do ta shikonin në këtë mënyrë. Unë jam 50 me 50 dhe nuk do ta fsheh këtë gjë. Nuk po fsheh çfarë jam unë, kush jam, nëse dua ta bëj këtë gjë apo nëse dua ta bëj atë gjë” – u shpreh Rita.
E pyetur konkretisht nëse ishte biseksuale, këngëtarja e hitit “Your Song” refuzoi të jepte një përgjigje duke theksuar se kënga prezanton se çfarë do të jesh, pa frikë nëse do të gjykohesh nga të tjerët dhe të jesh i aftë të jetosh jetën ashtu siç dëshiron. Këngëtarja me origjinë shqiptare tregoi se ishte e frymëzuar nga hiti i Katy Perry “I kissed a girl”.