Të martë në datën 15 maj, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të udhëtojë në Paris, ku pritet të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Pritet që takimi të zhvillohet në pallatin presidencial Elysee.
Takimi zhvillohet në kuadër të lobimit për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, një vendim i cili do të merret në muajin qershor nga Këshilli i Europës.
Franca bashkë me Gjermaninë dhe Holandën përbëjnë shqetësim, pasi ato janë skeptike për zgjerimin e Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Vizita e Ramës në Francë, vjen pas asaj që pati në Gjermani ku u takua edhe me kancelaren Angela Merke