“Lali Eri” mbjell Tiranën me kioska

1
620

Fenomeni më i ri në kryeqytet, “Lali Eri” mbjell Tiranën me kioska

Kreu i Bashkisë së kryeqytetit po investohet në një Tiranë “me dy dimensione”. Së pari, po e mbush me shumëkatëshe për ndërtues që në të shumtën e rasteve janë të panjohur, madje nuk marrin as kredi bankare. Nga ana tjetër, në Tiranë po lulëzojnë sërish kioskat.  Në fillim ishte një “miqësi” e vjetër e kryebashkiakut, që duke shfrytëzuar ndikimin tek Veliaj, siguroi një koncesion për vendosjen e shumë kioskave përgjatë rrugëve kryesore të Tiranës, për të shitur çamçakëzë, patatina, biskota e cigare, deri atëherë monopol i shitësve ambulantë, të cilët po shfarosen me forcë dhe gjoba nga policia bashkiake.

Por imitimi është një nga mekanizmat më efikas në biznesin shqiptar, dhe menjëherë një tjetër “mik” kuptoi se kioskat ishin “horizonti i ri” dhe vendosi të hapë një rrjet kioskash të titulluar “wiener wurst”, ku të shesi käsekrainer, bratëurst dhe weisswurst të pjekur e të futur brenda një panineje me salcë domateje ose mustardë, hot-dog tipik në mënyrën vjeneze.

Kryebashkiakut duhet t’i jetë dukur një ide e mirë, ndoshta për të justifikuar ndonjë operacion të dyshimtë ndërtimesh në parkun qendror të Tiranës, dhe brenda pak ditëve kioskat prej alumini filluan të vendosen në cepat strategjikë të kalimit në Tiranë, duke zënë trotuaret me tavolina inoksi të keq montuara, por të gatshme për të ushqyer kalimtarët me ushqim të frymëzuar nga Evropa Perëndimore. Sërish, në respekt të betejës së vjetër kioskë me kioskë, dy rrjetet konkurrente në të vërtetë nuk bëjnë konkurrencë direkte me njëri-tjetrin, njëri shet cigare, pije dhe patatina, tjetri shet pije energjike, birra, kafe dhe ushqim të gatuar në çast—konkurrenca mbetet vetëm për vendet ku vendosen, për të marrë nga kryebashkiaku trotuaret më të mira.

Por çmimet duket pak të ekzagjeruara: 490 lek për një bratwurst ose një käsekrainer për t’u konsumuar në këmbë në mes të rrugës, të bëjnë të dyshosh për arsyen pse edhe me kioska është shënjestruar klientela ekskluzive e restoranteve luksoze të Tiranës—ndoshta oligarku e ka humbur kontaktin me realitetin shqiptar, ose thjesht kioskat justifikojnë qarkullimin e parasë cash.

Kështu fusha e re e përballjes, moda e re sipërmarrësve, që pashmangshmërisht do të përfundojë të përfshijë shumë nga gjigantët e biznesit shqiptar tashmë është identifikuar, dhe përfaqëson një regres të plotë kulturor—në vend të investimeve në biznes që i sjellin vlerë të shtuar shoqërisë, ndoshta për të eksportuar, për të prodhuar për të zëvendësuar importet, për të shtuar shërbime të reja në treg apo për të krijuar produkte e shërbime më të mira dhe më të lira, kapitalistët shqiptarë po i kthehen kioskave: nga kioska u nisën, dhe në fund të rrugës, tek kioska janë kthyer.

Duket se, pas një përpjekjeje, në të vërtetë jo aq të vendosur, 10 vjeçare kundër ndërtimeve abuzive, kapitalizmi agresiv shqiptar, i lindur kryesisht me shumë kioska dhe shumë kontrabandë, filloi të kishte aspirata të ndryshme nga ndërtimi i banesave të larta, duke iu përkushtuar ndërtimit të qendrave tregtare, fshatrave turistike, hoteleve, koncesioneve të hidrocentraleve dhe çdo kontrate dhe koncesioni të mundshëm nga qeveria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here