Pritet me emocion të madh finalja e sotme e Eurovision nga të gjithë shqiptarët për aryen e thjeshtë sepse kemi 3 shqiptarë finalistë.
Bushpepa për Shqipërinë, Meta për Italinë dhe Foureira për Qipron, janë tre zërat shqiptarë që kanë përfaqësuar denjësisht emrin e tyre në gjysmëfinale.
Kur duhen edhe pak orë që finalja të startojë, ESC Today është duke zhvilluar një “hashpoll” në Facebook, çka do të thotë që fansat shkruajnë emrin e shtetit, kënga e së cilit u pëlqen, duke i vënë hashtagun përpara dhe kjo konvertohet në votë.
Kjo është si një “matje pulsi” për të parë se kush është i preferuari i publikut europian dhe kush ka më shumë shanse të fitojë.
Deri më tani Eugent Bushpepa renditet i dyti, ndërsa pas tij vjen Eleni Foureira si përfaqëuese e Qipros.
Ndërsa Ermal Meta rezulton i 14-ti.
Ky është linku ku po votohet: