Ja dy pyetjet që prokurorja i la pa përgjigje, kundër grupit kriminal të Met Kananit…

0
196

Përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe prokurorja e Krimeve të Rënda, Elisabeta Imeraj, dolën sot para mediave për të dhënë detaje rreth operacionit kundër grupit kriminal të Met Kananit, që rezultoi me 18 të arrestuar.

Në fund gazetarët pyetën prokuroren për dy çështje, por që nuk morën përgjigje.

E para, se ku janë investuar paratë e këtij grupi kriminal; dhe e dyta, në cilin qytet ishte baza e tij. Prokurorja Imeraj u mjaftua të thoshte vetëm që kjo është pjesë e sekretit hetimor.

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ky grup vepronte në linjat e trafikimit të heroinës, Turqi – Greqi – vendet e BE-së, si dhe Turqi – Maqedoni – Shqipëri – vendet e BE-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here