Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte sot e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 komentoi aktualitetin politik, por nuk nguroi të flasë edhe për të ardhmen.
Zonja Kryemadhi u shpreh e bindur se shkarkimi i kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ishte pjesë e lojës së gatuar nga Edi Rama për të shpëtuar Saimir Tahirin.
Por pavarësisht kësaj, ajo shkoi më tej dhe akuzoi zëvendësuesen e Hajdarmatajt, Donika Prelën, mike të kryeprokurores Arta Marku, siç u shpreh Kryemadhi, se ishte një nga personat që kishte dijeni për vjedhjen e postës sekrete të Prokurorisë së Durrësit.