Mbesa e ish-presidentit flet për filmin ku luan rolin e të dashurës së Berlusconit

0
308

Mbesa e ish-presidentit, Bujar Nshani, Beniada Nishani është bërë shumë e njohur për publikun dhe mediat rozë për shkak të fotove provokuese dhe intervistave që ka dhënë në emisione të ndryshme, ku është prezantuar si mbesa e Bujar Nishanit.

Ajo është e njohur dhe në Itali  pasi ka marrë pjesë në një emision e famshëm ‘Le Lene’. Beniada së fundmi ka dhënë një intervistë për ‘Gazetën Shqiptare’ ku ka zbuluar më shumë për eksperiencën e saj më të re tek një nga filmat më të lakuar në Itali, që drejtohet nga regjisori fitues i çmimit Oscars, Paolo Sorrentino.

Ky film flet për jetën personale të një prej politikanëve më të njohur në Itali, Silvio Berlusconi. Në këtë intervistë ajo ka zbuluar se do të luaj rolin e njërës prej femrave me të cilën Berlusconi ka pasur lidhje.

“Në film jam një nga femrat që Berlusconi ka dashur, flirtuar dhe frekuentuar. Një nga shumë vajzat që e admironin. Në film kam xhiruar edhe një skene me një gjarpër të vërtetë. Ishte një eksperiencë me shumë emocion.”, ka rrëfyer Benada.

Ndër të tjera ajo ka rrëfyer dhe disa nga peripecit që ka hasur gjatë xhirimeve të filmit.

“Në përgjithësi nuk ka pasur probleme, vetëm gjatë xhirimeve duhet të puthja Riccardo Scamarcio dhe gjatë xhirimeve ecja me taka në terren. Ndërsa më ndodhi që taka ngeci dy herë në terren dhe na është dashur ta xhirojmë skenën disa herë derisa të dilte siç duhej. (Qesh) Mbase kanë menduar se nuk kam dashur ta bëj këtë skenë”, tregon Beniada.
Burimi:gsh.al.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here