ME 200.000 € KOKAINË/ 46 vjeçari SHQIPTAR kapet mat duke…

0
239

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane për posedim droge me qëllim trafikimin, raportojnë sot mediat italiane. Personi i vënë në pranga, sipas medieve italiane është 46 vjeç, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Një patrullë e policisë rrugore të Modena-s, gjatë një patrullimi rutinë, në autostradën A1, ka vënë re një makinë tip “Fiat Bravo”, e pa regjistruar së fundmi në autoritet përkatëse dhe në kushte të përgjithshme, të këqija.
Agjentët, rrjedhimisht, vazhduan kontrollin e automjetit për të verifikuar rregullsinë e qarkullimit. Ata zbuluan se ndaj mjetit kishte një urdhër-bllokimi për arsye tatimore, lëshuar nga “Equitalia” në vitin 2016.

Gjatë fazës së inspektimit të veturës, në një hapësirë poshtë vendit të gomës rezervë u gjet një çantë brenda së cilës kishte një sasi prej rreth 1 kg kokainë e pastër. Droga, nëse shitej në rrugë, vlerësohet se do të gjeneronte rreth 200.000 euro.

Shqiptari, me precedentë të mëparshëm për drogë, u dërgua në burg, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here