Nervozizmi i ambasadorit Lu/ Kryeministri nuk e duron dot faktin se..

0
396

Burime të sigurta kanë kontaktuar me 360grade.al, në lidhje me zhvillimet më të fundit përreth figurës së Fatmir Xhafës.
Duket se kryeministri, nuk po e duron dot më paqsisht faktin se Ministri i Brendshëm, ka bërë sipas tij, dy gjëra ta papranueshme.
E para, ka goditur “punën e suksesshme të Tahirit”, qoftë me qëndrime e deklarata të qarta kritike dhe autokritike për institucionin e drejtuar përpara tij, qoftë edhe me spastrime radikale në Ministrinë e Brendshme dhe në Policinë e shtetit. Rama nuk e harron që ka qenë “kryeministri i suksesshëm i këtij ministri të suksesshëm”.
E dyta, por edhe më e rëndësishmja, lidhet me vlerësimin e veçantë që amerikanët, në të gjitha nivelet, nga ato operative e deri te ato politike, kanë për punën dhe përjegjshmërinë e Xhafajt.
Sulmi i shpërthyer nga PD, të nesërmen e shkarkimit të kryeprokurorit të krimeve të rënda, Hajdarmataj, lidhet me disa dokumenta që mendohet të jenë shpërndarë nga ish ministri Tahiri, i cili me një vetëmbrojtje inteligjente, kërkon që vëmendja të largohet nga ai dhe të bjerë mbi Fatmir Xhafën.
Dora e fshehtë e kryeministrit, është gjithashtu e padukshme, por jo e pandjeshme, në luftën e shpallur nda Fatmir Xhafajt.
Mirëpo I vetmi rast që reagimi I ambasadorit Lu, ka qenë I menjëhershëm ndaj Ramës, lidhet me komentet e këtij të fundit për Xhafën dhe citimin vend e pa vend të Lu-së, a thua se ambasadori amerikan ka nevojë për zëdhënës, kryeminstrin e Shqipërisë…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here