U nda pas 17 vitesh. Çfarë thotë tani JONIDA MALIQI për ish-burrin: Kam kujtime të bukura…

0
440

Vitin e kaluar ka qenë një nga temat më të komentuara të showbizit ndarja e Jonida Maliqit nga bashkëshorti i saj pas 17 vitesh martesë.

Së fundmi Jonida është rikthyer në muzikë duke publikuar këngën më të re “N’errësirë” që u komentua si rrëfim i këngëtares mbi ndarjen.

E pyetur lidhur me këtë sot në “Thumb”, Jonida u shpreh: “Jam munduar të jem e sinqertë, sigurisht që me pjekurinë artistike dhe atë të moshës arrin në një stad ku nuk e sheh më këngën si një ekzekutim teknik apo profesional. Kur arrin në këtë gjendje ti do të fusësh diçka nga jeta jote, nga personalja. Mbaj mend kur këndoja këngën “Do jetoj pa ty” e cila bënte fjalë për një çift që ishin ndarë, të them të drejtën nuk ma ndjente fare. Por kur arrij ta dëgjoj sot do doja shumë ta rikëndoja me këtë gjendjen.

“Jeta vazhdon përpos situatave të ndryshme, por të shkuarën nuk e hedhim dot poshtë. Ruaj kujtime shumë të bukura nga ajo marrëdhënie. Jam shumë e lumtur që kemi arritur në një raport shumë njerëzor sepse kemi një fëmijë në mes dhe ky është civilizim”, u shpreh Jonida.

“Mos fola më shumë se ç’duhet”, shtoi këngëtarja duke qeshur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here