Ai është ndër balerinët më të famshëm për momentin, ndërkohë që momentalisht është partneri në kërcim i Aulona Mustës, pasi garojnë në “Dancing With The Stars”.
Bëhet fjalë për Graciano Tagani, i cili njihet për natyrën e tij pa komplekse. I ftuar në ‘Një kat më lart’ nga Ermal Peçi ai tregoi se vajtja e tij në Vizion Plus ishte krejt normale dhe tregon se me kë prej personazheve publikë ka pasur më vështirësi për të punuar.
Graciano nuk është menduar dy herë dhe është shprehur: Bora Zemani ishte shumë femër e kapshme. I kapte lëvizjet. Ishte shumë qulle, i thoja e kuptove? Po, më thoshtë, gati. Kur nismin asgjë (qesh) Pastaj më thoshte që do ta bëj në skenë… dhe në skenë ishte po njësoj’.