25- vjeçari Mikel Shiba është arrestuar nga policia, pasi mbrëmjen e kaluar rreth orës 21:00 në fshatin Marikaj të Vorës ka plagosur me thikë një person.
E ditur bëhet se 25-vjeçari qëlloi me thikë në kurriz 46-vjeçarin Përparim Daja, duke e lënë të plagosur. Ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën.
25-vjeçari është arrestuar shumë shpejt nga policia, ndërsa për motivin që e ka Shibën t’i ngulë thikë 46-vjeçarit nuk është thënë ende asgjë nga policia.