I njohur si “njeriu me krahun e artë”, James Harrison ka shpëtuar jetën e të paktën 2.4 milion fëmijëve, pasi u dha gjak gati çdo javë për 60 vite me radhë.
81-vjeçari australian ka dhuruar më shumë se 2000 herë gjak që prej kohës kur mbushi 21 vjeç.
Për shkak se gjaku i tij ka antitrupa unike për luftimin e sëmundjeve, përdoret gjithashtu për të krijuar një injeksion të quajtur Anti-D, që lufton sëmundjen e reusit – një gjendje ku gjaku i grave shtatzëna sulmon foshnjat e palindura.
Por pasi arriti moshën maksimale për dhurimin e gjakut dhe i duhet të dalë në pension, Shërbimi i Gjakut të Kuq të Kryqit të Kuq i bëri vlerësimin për sa i përket jetëve që ai ka shpëtuar.
Harrison i cili nga shumë njerëz në Australi konsiderohet një hero tha:
Ishte diçka që mund të bëja. Një nga talentet e mia, ndoshta talenti im i vetëm, është që unë të jem dhurues i gjakut “.
Në një intervistë të veçantë me 9News të Australisë, ai shtoi me shaka:
Kam shpëtuar shumë jetë dhe kam sjellë shumë fëmijë në botë. Kështu që më bën të ndihem mirë. Unë e shtova popullsinë me kaq shumë milion, mendoj “.
Historia e dhurimin e gjakut për Harrison, nisi në moshën 14 vjeçare pasi ai iu nënshtrua operacionit në gjoks. Dhurimet e gjakut shpëtuan jetën e tij, kështu që ai u angazhua për ta vënë në jetë këtë gjest. Disa vite më vonë, mjekët zbuluan se gjaku i tij përmbante një antitrup të veçantë, kështu që ai vazhdoi për të bërë donacione të plazmës e gjakut për të ndihmuar sa më shumë njerëz të ishte e mundur.
Mjekët nuk janë të sigurt pse Harrison ka këtë lloj të rrallë të gjakut, por ata mendojnë se mund të jetë për shkak të transfuzioneve që ai ka marrë. Këtë lloji antitrupi e kanë rreth 50 njerëz në Australi.