Një 54-vjeçar nga Lushnja është vënë në pranga ditën e sotme, pasi ka plagosur me thikë një bashkëqytetar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kongresi i Lushnjes”.
Sipas policisë së qytetit, pas një sherri për motive të dobëta, 54-vjeçari Gimi Bodo ka goditur disa herë në trup me një mjet prerës (thikë) shtetasin A.B, 37 vjeç, banues në Lushnje.
Mësohet se shtetasi A.B ndodhet në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve jashtë rezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën autori ka qëlluar shtetasin A.B.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.