Audiopergjimi: Ja cfar thote Berisha per burimin

0
162

I ftuar në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’, ish-kryeministri Berisha konfirmoi se zëri në audiopërgjim është zëri i Agron Xhafës, ndërkohë i pyetur për origjinën e audiopërgjimit tha se nuk mund të nxirret burimi, pasi opozita nuk ka fuqi të mbrojë dhe nuk mund të lozë me jetë njerëzish.

Berisha: “Ai është Agron Xhafa i regjistruar me sukses të plotë. Përpjekja e tij tregon se sa të inkriminuar e ka koshiencën ai, se ai e meritonte 100 herë atë regjistrim, tregon se emërimi i Fatmir Xhafës ministër kishte vetëm një qëllim, trashëgimin e kodit të drogës nga Saimir Tahiri te Fatzi Droga. Nuk ka provë më të madhe se ky audiopërgjim”

Vasili: “Pse nuk na tregoni burimin e audioregjistrimit”

Berisha: “Burimi nuk nxirret, oppozita s’ka forca për të mbrojtur dhe nuk mund të lozim me jetë njerëzish.

Në Shqipëri ka dhe polici të tjera kriminale nuk është vetëm Xhafaj. Ka një shërbim që mund ta bënte këtë dhe është Shërbimi Informativ Kombëtar. Ekziston dhe një shërbim tjetër poo aq i fuqishëm që është shërbimi i mediave. Saktësisht nuk e di, pro unë mund të bëj një analizë. Ka dy familje të rrezikshme. E para është familja Rama, e dyta është familja Xhafa”..

Vasili: “Kemi parë shuëm audiopërgjime të cilat janë konsideruar montazhe dhe manipulime. A mund të jetë edhe ky një manipulim?”

Berisha: “Të vërteta kanë qenë edhe ato që janë bërë në kohën kur isha unë. Nuk mund të them që nuk ishin të vërteta. Ai ishte zëri im, s’mund ta mohoj. Regjistrimet nuk janë stisur. Janë të vërteta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here