Ish- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani përfshihet në debatin për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Sipas tij skandali po pason skandalin dhe se e keqja ka depërtuar thellë në qeveri.
“Skandali pason skandalin.
Mediat qeveritare po tentojnë ta devijojnë faktin e trafikut narkotik prej vëllait të Ministrit të Brendshëm në diskursin shterpë se kush ka dhënë leje që të regjistrohet trafikanti.
E keqja ka depërtuar shumë thellë”, shkruan Nishani.
Sot Partia Demokratike publikoi një material audio në të cilin pretendohet se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj flet me një trafikant droge për të bërë një rrugë drejt Italisë.
Pritet që prokuroria të marrë nën hetim këtë material, ndërsa opozita kërkon dorëhëqjen e ministrit.