Manjani: “Më pak mall për më shumë para” KOHA E RAMËS, na rroftë Rekomandimi!

0
505

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka një pyetje për të gjithë që i jep përgjigje vetë i pari.

 

 

Në një status në “Facebook”, Manjani krahason kohën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me kohën e ministrit aktual të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sipas tij dallimi është sasior dhe cilësor. Nga kanabis kaluam tek kokaina dhe heroinë, thotë Manjani, që gjen një emërues të përbashkët, “koha e Ramës”.

STATUSI I MANJANIT
Meqë jemi tek loja “gjeni dallimin”.
Nga koha e Saimirit tek koha e Xhafës ka dallim, pa dyshim. Dallimi është sasior dhe cilësor.
Nga kanabis kaluam tek Kokaina dhe heroina!
S’ka më tonelata, mjaftojnë disa kilogramë….
S’ka më thasë të mëdhenj e batanije, sot trafikohet me qeska dhe me banane…
Më pak mall për më shumë para…
Pra ndryshime në sasi dhe cilësi!
Por ka një të përbashkët: të dyja kohërat janë KOHA E RAMËS!
Rilindasi që ndryshoi ngjyrën e hartës së Shqipërisë nga jeshil në të bardhë…
Na rroftë Rekomandimi!

Manjani fb

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here