y futbollistët e kombëtares gjermane me origjinë turke, Ilkai Gyndogan dhe Mesut Ozil, u takuan me presidentin turk Rexhep Tahip Erdogan, pas një vizite në Londër këtë të diel.
Ky takim nuk u prit mirë nga Federata Gjermane e Futbollit, e cila kritikoi 2 futbollistët për këta takim. Sipas gjermanëve, ky takim nuk ishte i përshtatshëm, disa ditë para fillimit të Botërorit. Si Ozil ashtu edhe Gyndogan morën vërejtje nga Federata Gjermane.
Presidenti i Federatës Gjermane, Reinhard Grindel, pretendon se lojtarët e kombëtares, po përdoren për manovrat e fushatës zgjedhore që do të mbahet në Turqi.