Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka regjistruar procesin e rivlerësimit kalimtar për dy subjektet Sulejman Tola dhe Mirela Fana.
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, për secilin.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton:
“Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr.3/2018 JR, datë 17.04.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit Nr.4, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Sulejman Tola.
Sot, në datën 15.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Rezarta Schuetz
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Ina Rama
Luan Daci
Sokol Çomo” shkruhet në njoftimin e përcjellë nga KPK.
Ndërkohë sa i përket Mirela Fana thuhet se:
“Sot, në datën 15.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Natasha Mulaj
Relator: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Albana Shtylla
Ardian Hajdari
Sokol Çomo”, nënvizohet në njoftim.