Eshtë arrestuar nga policia një i ri në qytetin e Lezhës. Ne pranga ka rënë Roan Brahimi 26 vjec banues në lezhë di dhe janë sekuestruar edhe dy armë zjarri dhe një sasi eurosh dhe bizhuterish te cilet dyshohet se janë përfituar nga vjedhjet.
Materialet u sekuestruan gjatë kontrollit të mjetit tip ‘Lancia’ që drejtohej nga shtetasi Roan Brahimi, 26 vjeç. Ky i fundit u arrestua në flagrancë, i dyshuar si posedues i tyre.
Në njëfotimin e policisë thuhte se: “Materialet dyshohet të jenë të përfituara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes”
I riu akuzohet veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” , “Vjedhja” , “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” .
Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.