Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në zonën D të minierës së Bulqizës. Sipas të dhënave të para një grua është aksidentuar dhe ka humbur jetën.
Ajo është identifikuar si Shpresa Rami, 50 vjeçe. Mësohet se 50 vjeçarja u aksidentua teksa po mblidhte krom. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 14.20, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se në pjacalen (shesh grumbullimin e kromit ) në zonën D, të minierës në Bulqizë, gjatë punës shtetasja Sh.R, rreth 50 vjeçe, banuese në Bulqizë, (punëtore), paraprakisht dyshohet se është goditur nga një automjet i tonazhit të rëndë, ku për pasojë ka marrë dëmtime të rënda. Menjëherë është bërë transportimi për në spitalin e Bulqizës, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”.