Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në një takim një delegacion italian të kryesuar nga senatori Luigi Berlinguer, një ditë para se këta të fundit të vizitojnë Gramshin.
Ka qenë vetë kreu i shtetit që ka njoftuar këtë takim përmes rrjeteve sociale. Ndërkohë Meta ka vlerësuar edhe figurën e Antonio Gramshit i cili ka dhënë një kontribut të madh në luftën antifashiste.
Postimi i Metës:
Takim mbresëlënës me senatorin #italian @LuigiBerlinguer&delegacionin e tij përpara vizitës në Gramsh. Vlerësim për #AntonioGramshi, figurë e rëndësishme politike&filozofike e përmasave evropiane, antifashist i palëkundur. Krenar për rrënjët e tij arbëreshe #shqiptare