Opozita do të nisë protestat deri në largimin e Fatmir Xhafaj.
‘I ftoj qytetatët që të protestojmë së bashku për largimin e Fatmir Xhafajt.
I ftojmë të protestojmë për largimin nga policia të atyre që ndihmojnë kriminelët si Agron Xhafaj, Habilajt, Balilajt.
Ne do t’i themi ndal procesit të zëvendësimit të kriminelëve që i shërbenin Tahirit me ata që i shërbejnë Xhafajt.
Sot duhet të kemi një Ministri të Brendëshme dhe një polici që i shërben njerëzve.
Jo një polici që rrëmben në mes të natës Zaganin dhe kuksianët e pafajshëm, ndërkohë që i nënshtrohet Artan e Moisi Habilajt dhe Agron Xhafajt.
Ne duam një polici ku vetingu të fillojë nga Ministri i Brendshëm tek polici më i thjeshtë.
Të gjithë ne pavarësisht kujt parti i përkasim, pavarësisht se ku jetojmë, pavarësisht se në çfarë besojmë, jemi në rradhë të parë shqiptarë.
Mbi të gjitha ne duam Shqipërinë
Një Shqipëri pa krim, një Shqipëri pa drogë.
Një Shqipëri evropiane,’ tha Basha.