Një përleshje me thika ndodhur paraditen e sotme në mes të qyteti të Beratit, ndërsa kanë mbetur dy persona të plagosur.
Burime zyrtare nga policia lokale janë shprehur se, ngjarja ka ndodhur në orën 11:00 të paradites në pedonalen e qytetit.
Njoftimi paraprak i Policisë së Beratit:
Më datë 18.05.2018, rreth orës 11:00, në Pedonalen e qytetit, ka patur një konflikt midis shtetasve G. Ç., 39 vjeç dhe B. D., 47 vjeç, të dy banues në Berat, pasi janë konfliktuar fizikisht, shtetasi G. Ç, ka goditur me mjet prerës (në vithe) shtetasin B.D.
Të dy shtetasit ndodhen në Spitalin Rajonal Berat, ku po marrin mjekim nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.